Mundësi e “Artë”

Qendra Multifunksionale Afrodite Academy ofron një gamë të gjerë mundësish për studentët, duke i integruar ata në staf pas përfundimit të kurseve, dhe siguruar pavarësi dhe zhvillim profesional. Bashkëpunimi me profesionistë në Itali dhe më gjerë siguron certifikata ekuivalente në Bashkimin Europian, duke hapur rrugën për punësim të suksesshëm. Investimet në infrastrukturë dhe staf akademik cilësor, së bashku me mundësinë e punësimit të studentëve pas përfundimit të kursit, kanë sjellë një shifër 100% për punësimin e diplomuarve në sallone të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

MUNDESIA E PUNESIMIT

Qendra e formimit Profesional  Academia Afrodite jep  vazhdimisht  kontributin  e saj  si  ndërmejtëse dinjitoze  midis studentëve  dhe  tregut  të  punës,  tashmë  dhe  me  Zyrë  për: Informim /  Punësim/ Karrierë/ Trajnim gjatë gjithë jetës e cila operon brenda institucionit

Detyrat e saj:

Informim: Për kërkesat e tregut të punës për të gjitha nivelet e formimit në bazë të statistikave të grumbulluara nga kontaktet me qendrat estetike, SPA  dhe  sallonet e bukurisë.


Punësim: 

Ndërmjetësimi midis Qendrave estetike, SPA- ve, Salloneve të bukurisë  dhe studentëve tanë,me qëllim punësimin e tyre. Kjo praktikë ka rezultuar efikase në Tiranë, Shkodër si dhe disa qytete të tjera.


Karrierë:

 I përgjigjet kërkesave nga ish studentët e punësuar suksesshëm, për tu ngritur në nivele më të larta, 

në qendrat më luksoze apo për ti dhënë konsulencë dhe mbështetje në hapjen e bizneseve të tyre private.

Trajnim gjatë gjithë jetës: Konsiston në ofrimin e mundësisë për pajisjen me informacione të reja,

 specializime afatshkurtra, azhornimin me teknikat më moderne, të ish studentëve.


Na Kontaktoni